Lajme

PDK përkujton Afrim Bunjakun: Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në krye të detyrës.

Përmes një postimi, PDK-ja ka shkruar se më 24 shtator 2023, në Banjskë, Bunjaku u vra gjatë detyrës, duke mbrojtur Republikën e Kosovës.

“Sakrifica e tij mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun. Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë”, thuhet në postimin e PDK-së.

Në fund, PDK-ja ka shprehur nderimin për heroin Afrim Bunjaku, duke shkruar: “E përjetshme qoftë lavdia për Heroin Afrim Bunjaku!”.

Të Ngjashme