Lajme

PDK: Vendimi i PZAP’it për Mitrovicën e Jugut i padrejtë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e PDK-së për zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Jugut, përmes të cilës kërkonte dërgimin e kësaj komune në rivotim.

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas vendimit.

Moneytizer Paragrafi 2

PDK thotë se është “thellësisht e zhgënjyer” dhe konsideron se vendimi nuk pasqyron atë që realisht ka ndodhur në terren.

Sipas partisë, janë dorëzuar prova dhe dëshmi që, siç pretendojnë ata, tregojnë se procesi zgjedhor është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve nuk është respektuar sipas ligjit dhe standardeve demokratike.

Moneytizer Paragrafi 4

PDK paralajmëron se nuk do të ndalet me kaq. Partia njofton se hapi i radhës është dërgimi i ankesës në Gjykatën Supreme, instanca përfundimtare që mund të vendosë për integritetin e procesit.

“Jemi dhe mbetemi në mbrojtje të votës së lirë dhe të pastër të qytetarëve. Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa respektimin e ligjit dhe të vullnetit të mitrovicasve”, thuhet në reagim.

PDK thotë se do ta çojë këtë çështje deri në fund, duke garantuar se “drejtësia do të vijë”.