Bota

PE dënon situatën katastrofike humanitare në Gaza

Parlamenti Evropian ka votuar një rezolutë që dënon situatën katastrofike humanitare në Gaza, duke përfshirë rrezikun e urisë së afërt, thuhet në një deklaratë.

Rezoluta u hodh në votim pas një debati të mërkurën, shkruan Al Jazeera.

Deklarata tha se anëtarët e parlamentit do t’i bëjnë thirrje Izraelit që të hapë të gjitha pikat e kalimit në Gaza për ndihmë humanitare dhe t’u bëjë thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj civilëve që kërkojnë ndihmë



/tiranapost