Një burrë ka rrëfyer problemet e jetës seksuale.
Ai ka treguar se madhësia e penisit të tij, është bërë shkak që gruaja e tij të mos ndiejë kënqësi gjatë seksit.
Madje, burri tregoi se si gruaja e ofendon për madhësinë e organit gjenital, derisa edhe shpreh dëshirë që të bëjë seks me një burrë që ka penisin më të madh.
Kjo gjë e ka bezdisur burrin, ku për këtë ka kërkuar këshillë nga psikologia e “The Sun”, transmeton “Bota sot”.
Rrëfimi i plotë
Që kur gruaja ime u ankua për madhësinë e penisit tim, gjërat janë tensionuar mes nesh.
Tani jam i shqetësuar se nuk do të mjaftoj kurrë për ta kënaqur atë.
Unë jam 46 vjeç, gruaja ime është 41 dhe ne kemi qenë së bashku për 13 vjet.
Është e drejtë të them se penisi im është i vogël. Edhe i ngritur nuk rritet më shumë se katër centimetra.
Ndonëse e di që madhësia ime nuk është ideale, nuk e kam lënë kurrë të ndikojë në jetën tonë seksuale dhe gruas time nuk i ka penguar. Nga paraloja te lodrat, kënaqësia e saj ka qenë gjithmonë një prioritet kryesor.
Megjithatë, një ditë, nga hiçi, ajo befas filloi të fliste se sa shumë donte të flinte me një burrë me penis “të madh”.
Kur e pyeta, ajo tha se e kisha të vogël dhe se donte të kujtonte se si ndihej kur dikush “godit në vend”.
Sa herë që bëjmë seks ajo bën komente dhe ndërsa unë përpiqem të bëj më të mirën, duket se nuk mjafton kurrë.
Në shumë raste, e kam pyetur se çfarë mund të bëj për ta kënaqur atë, por ajo vazhdon të më fyejë dhe të refuzojë të flasë për këtë.
Asnjëherë ajo nuk më ka ofruar ndonjë lloj sigurie dhe kjo ka filluar të më zhgënjejë.
Gjithçka që dua është të ndihem i dashuruar prej saj përsëri, por jam i shqetësuar se nuk do të jem kurrë i mjaftueshëm.
Përgjigja e psikologes: Komentet e gruas suaj duken të ngathëta dhe të pahijshme.
Mundohuni të mbani mend se madhësia nuk është sekreti i një orgazme femërore. Vetëm një pakicë femrash mund të arrijnë kulmin vetëm përmes marrëdhënieve seksuale.
Megjithatë, ju meritoni të ndiheni të dashur dhe të dëshiruar nga partneri juaj, dhe kështu kjo duhet të adresohet.
Tregojini gruas tuaj se si ndiheni, duke theksuar se sa ju ka lënduar ajo.
Shpjegoni se nëse ajo refuzon ta përballojë këtë, atëherë realisht martesa juaj është në limit.