Lajme

Peci kujton 26-vjetorin e natës së tmerrit në veri: Do të vendoset një pllakë përkujtimore

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka kujtuar 26-vjetorin e natës së tmerrit për shqiptarët në veri të Mitrovicës.

Në ndërtim të 10 shqiptarëve të vrarë, 25 të plagosurve dhe rreth 12 mijë të dëbuarve nga veriu, Komuna do të vendos një pllakë përkujtimore me 4 shkurt, si kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës.

“26-vjetori i Natës së Tmerrit për banorët shqiptarë në veri të Mitrovicës. Nata e tmerrit ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 për banorët e veriut të Mitrovicës kulmoi me vrasje, plagosje dhe spastrimin etnik kundër shqiptarëve në veri.

Në nderim të 10 shqiptarëve të vrarë, 25 të plagosurve dhe rreth 12 mijë të dëbuarve nga veriu, Komuna e Mitrovicës nesër, më datë 04.02.2026, vendos një pllakë përkujtimore, si kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës në mbrojtje të lirisë dhe pronës”, ka shkruar Peci.

Të Ngjashme