Puthja e fëmijëve në gojë mund të duket një shprehje e pafajshme dashurie, por sipas mjekëve pediatër italianë, kjo sjellje mund të shkaktojë rreziqe infektive dhe psikologjike, përfshirë probleme identiteti te fëmijët.
Teresa Rongai, presidente e Federatës Italiane të Mjekëve Pediatër në Romë, komentoi një video virale në rrjetet sociale ku shihej një nënë duke puthur në gojë fëmijën e saj, duke theksuar se puthjet duhet të përshtaten sipas moshës. ‘Deri në moshën 2-3 vjeç, edhe një puthje e pafajshme në gojë nuk shkakton ndonjë problem tjetër përveç rrezikut infektiv. Për shembull, nëse nëna ka karies apo herpes’, tha Rongai.
Megjithatë, ajo paralajmëroi për pasoja psikologjike: Nëse ky zakon vazhdon deri kur fëmija rritet, mund të lindin probleme identiteti. Prindi duhet ta ndihmojë gradualisht fëmijën të mësojë të distancohet. Nëse kjo nuk ndodh, kompleksi edipik mund të mbetet i pazgjidhur. Ndonjëherë, pas këtij veprimi qëndron edhe një ripohim i rolit të prindit përmes një shprehjeje të tepruar dashurie.
Sjelljet që duhet të shmangë një prind
Psikologu Stefano Eleuteri, kërkues në Universitas Mercatorum dhe anëtar i Grupit të Punës “Psikologjia e Seksualitetit dhe e Afektivitetit” të Urdhrit të Psikologëve të Lacio, thekson se prindërit duhet të shmangin kontaktet që mund të shkaktojnë stimulim erotik, komunikimet negative ndaj fëmijës dhe përdorimin e kërcënimeve për sjellje. Gjithashtu, prindërit nuk duhet të identifikohen në mënyrë të tepruar me fëmijët dhe të shmangin shprehjen e frustrimeve apo problemeve personale tek ata. Po ashtu, duhet të shmanget detyrimi i fëmijëve për të realizuar ëndrrat ose hobitë që prindi nuk ka mundur t’i arrijë vetë.
‘Janë sjellje të ndryshme dhe të shumta që duhet shmangur’, shpjegon Eleuteri.
Si të shprehet dashuria drejtë ndaj fëmijëve
Shprehja e dashurisë ndaj fëmijëve mund të bëhet përmes kontaktit fizik, por aspekti psikologjik është po aq i rëndësishëm. Eleuteri shpjegon: ‘Është e domosdoshme t’i ndihmojmë fëmijët të kuptojnë se ekziston një dashuri e pakushtëzuar, që nuk varet nga veprimet e tyre. Kjo realizohet përmes dëgjimit aktiv dhe empatisë. Nuk ka nevojë për puthje në gojë. Ekzistojnë mënyra të tjera, psikologjike dhe fizike, që i ndihmojnë fëmijët të ndihen të vlerësuar dhe të mësojnë të transmetojnë këtë marrëdhënie edhe te të tjerët’.
Rreziku i konfuzionit të roleve dhe efektet psikologjike
Eleuteri paralajmëron se puthja e fëmijëve në gojë mund të krijojë konfuzion roli dhe të marrëdhënieve prind-fëmijë. ‘Gjithashtu, goja është një organ erogjen, dhe kënaqësia që mund të vijë nga stimulimi i saj mund të shkaktojë dëshirën për të imituar këtë sjellje. Fëmijët mund të mos kuptojnë diferencën midis të puthurit dikë në gojë ose në faqe. Kjo mund të shkaktojë probleme në menaxhimin e pëlqimit dhe të marrëveshjes’, përfundon psikologu.
It’s scary how many women are pedophiles these days.
But since she’s a woman, people let it slide. Imagine if the genders were reversed.
She should be arrested. pic.twitter.com/2PAY8b1YwP
— ︎ ︎venom (@venom1s) January 30, 2026
