Kuriozitete

Pëllumbi i dyshuar për spiunazh u lirua pas tetë muajve nga policia indiane

Një pëllumb i akuzuar si spiun kinez është liruar përsëri të fluturojë në natyrë.

Zogu u ndalua nga policia vitin e kaluar afër një porti në Mumbai.

Zhduket një grua në Prishtinë, familjarët thonë se nuk dinë asgjë për të që tri ditëDhunë fizike, psikike dhe dëmtim të orendive në shtëpi- rastet e dhunës në familje të r…Bellingham ofendoi në mënyrë skandaloze Greenwoodin gjatë ndeshjes, u raportua menjëher…Vazhdon numri i lartë i të sëmurëve me grip në MaqedoniDo të punojnë katër ditë, por do paguhen për pesë – si do të funksionojë projekti…

Ai dukej i dyshimtë pasi këmbët i ishin lidhur me dy unaza që thuhet se përmbanin fjalë kineze.

Policia e vendit dyshoi se pëllumbi ishte i përfshirë në spiunazh dhe “e arrestoi”. Megjithatë, pas tetë muajsh robërie, doli se zogu ishte garues i ujërave të hapura të Tajvanit, por ishte arratisur për në Indi.

Pas këtij konfirmimi, policia e miratoi transferimin e tij në Shoqatën e Bombeit për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve.

Këto dyshime vijnë pasi shpesh përgjatë historisë e sidomos gjatë luftërave, pëllumbat janë përdorur për spiunazh.

Ndryshe, për shkaqe sigurie India më parë ka ndaluar mbajtjen e zogjve.