A e dini se për çfarë të pasurit nuk shpenzojnë kurrë para? Ne do iu bëjmë një përmbledhje duke uruar që këto këshilla t’iu bëjnë punë.
Ushqime të përpunuara
Për t’i dhënë përparësi shëndetit të tyre, të pasurit nuk blejnë ushqime të përpunuara me cilësi të ulët por në vend të kësaj ata zgjedhin ushqime organike pa konservues.
Produkte të prodhuara me çmim të ulët
Shumë preferojnë të investojnë në pjesë cilësore të përjetshme për veshjet dhe shtëpinë e tyre.
Riparime të mëdha në shtëpi ose makina
Ata preferojnë të shpenzojnë para për të zëvendësuar plotësisht gjëra si çatitë e vjetra, makinat larëse, pjatalarëse, frigoriferët, furrat dhe madje edhe automjetet, në vend që të investojnë fondet e tyre të fituara me vështirësi për riparime.
Biletat e lotarisë
Shumë nga milionerët iu shmangën kumarit ndërsa po ndërtonin pasurinë e tyre.
Ata treguan se pasi u pasuruan, refuzuan të shpenzonin para për biletat e lotarisë dhe do të inkurajonin punonjësit, familjen dhe miqtë e tyre të bënin të njëjtën gjë.