LifeStyle

Për ditët kur nuk do taka, zgjidh këto balerina që po bëjnë namin kudo

Çdo verë sjell një trend të ri që merr vëmendjen e të gjithëve dhe këtë sezon, vëmendjen po e marrin këpucët e sheshta të punuara me grep. 

Këpucët e sheshta me grep janë një përzierje mes estetikës së balerinave klasike dhe hijeshisë së punimeve me dorë. Mendojini si versioni i sofistikuar i balerinave, me një prekje romantike, por moderne.

Për ditët kur nuk do taka, zgjidh këto balerina që po

Ajo që i bën kaq të veçanta është prakticiteti i tyre. Lehtësisht të kombinueshme me fustane të lehta për dreka buzë detit, me pantallona të gjera dhe këmisha oversize, apo edhe me veshje më elegante.

Për ditët kur nuk do taka, zgjidh këto balerina që po

Të frymëzuara nga fustanet tradicionale të punuara me grep dhe të përshtatura për çdo ambient, nga zyra në ditët e nxehta deri te shëtitjet e pasdites në breg, këto këpucë vijnë në një shumëllojshmëri siluetash dhe ngjyrash. Por disa elementë i bashkojnë: maja të rrumbullakosura, tekstura dhe shpesh lidhëse delikate deri te kyçi.

 

Për ditët kur nuk do taka, zgjidh këto balerina që po

Më poshtë gjeni disa nga modelet që ne veçojmë këtë sezon:

Të Ngjashme