BBV

Për dy ditë, policia në veri gjen mbi 140 kg eksploziv, mbi 900 fishekë dhe armë të ndryshme

Policia e Kosovës gjatë dy ditëve ka gjetur arsenal armësh në Zveçan e Zubin Potok.

Armatimi ku përfshihet edhe sasi e madhe eksplozivi është gjetur në shtëpi të pabanuara.

Policia ka bërë të ditur se armatimi është gjetur pas marrjes së informacioneve se në ato lokacione mund të gjenden armë.

Të shtunën në rastin e parë është gjetur sasi armatimi në fshatin Joshevik, Komuna e Zveçanit.

Këtu, Policia kishte gjetur: 1 armë automatike AK-47, 1 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe, 10 karikatorë të zbrazët, 6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, 84 copë fishekë për pushkë automatike, 14 copë fishekë për pushkë gjysmë automatike, 1 rrip për fishekë, 2 granata dore M50, si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

 

Ndërsa, në rastin e dytë gjatë së shtunës në fshatin Jagnjenicë në Zubin Potok, është gjetur: 1 (një) pushkë e tipit M48, 244 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 (dy) karikatorë të zbrazët si dhe një sasi rreth 140 kilogramë eksplozivi, shkruan teve1.info

Të dielën në fshatin Rudar i Vogël Komuna e Zveçanit, Policia ka njoftuar se ka gjetur: 9 granata dore, 538 fishekë, 3 karikatorë për armë automatike.

Për këto raste deri më tani nuk ka persona të arrestuar./teve1.info/

Të Ngjashme