BBV

Për herë të fundit të gjithë së bashku, debate dhe përplasje të ashpra mes protagonistëve, ndiqni sonte Post BBV

Shtëpia e Big Brother Vip mbylli rrugëtimin e një aventure plot 133 ditore.

Një aventurë e cila mbarti me vete përplasje të forta, debate, sulme të ashpra ndaj njëri-tjetrit, miqësi të krisura apo të sapolindura, dashuri, aleanca, shumë lot dhe emocione.

Shumë pikëpytje mbetën ende pa përgjigje mes protagonistëve të këtij edicioni, një fituese e cila zgjoi pafund polemika në rrjetet sociale dhe së bashku me të dhe shumë aludime.

Banorët e kësaj aventure, mblidhen sot për herë të fundit, të gjithë bashkë për të vendosur kështu “kapakun” e çdo copëze të këtij edicioni.

Cila do të jetë fjala e tyre e fundit përballë njëri-tjetrit? Çfarë ka ndodhur mes tyre në ditët e para pas izolimit të tyre?

Për një spektakël me debate të forta, ndiqni sonte Post Big Brother Vip, në oren 21:00 , në Top Channel!