ShowBizzz

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon Alice

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe aktores italiane, Alice. Teksa fansat po presin me padurim të zbulojnë se si po vijon raporti i tyre pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë, një detaj i papritur ka trazuar ujërat në rrjetet sociale. Disa imazhe dhe video kanë filluar të qarkullojnë me shpejtësi të madhe, ku Alice shfaqet mjaft e afërt duke marrë një puthje në faqe nga një djalë misterioz.

Menjëherë, makineria e thashethemeve në TikTok u ndez. Aludimet ishin nga më të ndryshmet, me ndjekësit që pyesnin nëse kjo ishte një lëvizje për inat të Klodit, apo nëse ish-banori kishte “gënjyer” publikun rreth lidhjes së tij jashtë. Situata mori përmasa aq të mëdha saqë vetë Alice vendosi të mos qëndrojë duarkryq. Ajo ka zbritur në fushëbetejën e komenteve për të mbyllur gojët e liga dhe për të sqaruar gjithçka me një ton të prerë.

Aktorja italiane i dha fund dramës duke shpjeguar se personi në fjalë nuk është ish-i dashuri i saj, por vetëm miku i saj më i ngushtë. Ajo theksoi se pamjet janë që nga disa vite më parë dhe kërkoi që publiku të mos flasë pa ditur faktet e plota. “Nuk është ish-i im, është shoku im i ngushtë! Ju lutem,” shkroi ajo me nervozizëm në një tjetër koment, duke sqaruar se lidhja me ish-in ka përfunduar vite më parë dhe nuk ka asnjë kontakt me të.

Megjithatë, stuhia në rrjetet e saj sociale nuk mbaron me kaq. Aktorja po vazhdon të përballet me një lumë komentesh nga ndjekësit edhe në lidhje me afërsinë e Klodit me ish-banoren tjetër finaliste të BBVK4, Elijonën. Pavarësisht kureshtjes së madhe dhe pyetjeve të pafundme nga publiku, deri më tani asnjëri prej protagonistëve – as Klodi, as Alice dhe as Elijona – nuk kanë bërë asnjë prononcim publik për të treguar se ku qëndron e vërteta e këtij “trekëndëshi” mediatik dhe çfarë po ndodh realisht mes tyre jashtë lojës. /Prive By Liberta

Të Ngjashme