ShowBizzz

“Për Krishtin, betohem”/ G Bani i kthehet sërish Gjestit: Më vjen turp që…

G Bani është rikthyer te një prej episodeve më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 4”, duke ndryshuar qëndrimin që kishte mbajtur asokohe për incidentin mes Jozit dhe Gjestit.

Në një postim në Instagram Story, ish-banori ka publikuar pamjet e momentit kur Gjesti i hodhi në pishinë zinxhirin me kryq të Jozit. Sipas G Banit, ai nuk e kishte parë më parë videon në fjalë dhe, pasi e ka parë tani, e konsideron ndryshe situatën.

“Sa sulm i ulët kundër Jozit! Më vjen turp që i dola kundër Jozit për shpullën atëherë. Për Krishtin betohem që nuk e kisha shiku’ këtë video”, shkroi ai.

G Bani iu referua edhe qëndrimit të Nedës gjatë asaj periudhe, duke vënë në diskutim mënyrën se si ishte interpretuar veprimi i Jozit.

“Si mund të thotë Neda që ke shkel këto kufij, kur Jozi kurrë nuk ka ofenduar fenë e askujt?! Më fal, Joz!”, vijoi ai.

Reagimi merr vëmendje edhe për shkak të situatës aktuale të Jozit, i cili ndodhet në arrest shtëpiak në kuadër të çështjes që lidhet me incidentin me Eduard Kuçin.

Të Ngjashme