Humori i mirë është çështje këndvështrimesh dhe vullneti. Për të pasur një qasje më pozitive, ka disa mënyra, të cilat i ke të listuara më poshtë:
1. Fli 8 orë gjumë
2. Bëj aktivitet fizik
3. Bëj ecje të gjata në natyrë
4. Mos u mbyll në shtëpi
5. Bëj një listë të gjatë me personat pozitivë në jetën tënde
6. Dëgjo muzikë që të bën të lumtur
7. Kërce
8. Qesh sa më shumë
9. Merr dhe jep një përqafim
10. Përkëdhel një qen/ mace
11. Konsumo ushqime që përmbajnë Omega-3
12. Rregullo shtëpinë
13. Kujto 3 situata pozitive dhe reflekto rreth tyre
14. Puno me frymëmarrjen
15. Shiko një video me panda
16. Plotëso një puzzle
17. Konsumo një lëng frutash
18. Merr rreze dielli
19. Ec zbathur mbi bar
20. Merri erë një luleje/ vaji livandoje
21. Bëj një dush të ngrohtë
22. Përkujdesu për lëkurën
23. Konsumo perime të gjelbra
24. Admiro një pikturë
25. Konsumo çokollatë
26. Vizualizo versionin më të mirë të vetes
27. Buzëqesh me një çast të këndshëm
28. Rikujto një mik/e të vjetër
29. Bëj një masazh
30. Bëj një gjest të mirë për dikë tjetër
31. Dëgji cicërimat e zogjve
32. Bëj yoga
33. Ushqehu me art – vizito një muze, lexo një poezi
34. Bli një lule të re
35. Fol me dikë të panjohur
36. Shiko një komedi
37. Bëj çdo ditë diçka të re
38. Merr një pushim nga rrjetet sociale
39. Praktiko qëndrimin me shpinën drejt
40. Bli diçka të re
41. Printo foto të vjetra dhe kujtime të bukura