Dasma e Heidit dhe Romeos ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Pas shumë debateve mes çiftit, dy banorët i thanë ‘po’ njëri-tjetrit. Gjatë ‘prime’ të sotëm, ata panë klipin e dasmës së tyre dhe të gjitha çastet romantike gjatë festës, teksa gjithashtu dëgjuan edhe opinionet e banorëve të tjerë lidhur me dasmën.
Por cili ka qenë çasti kur u pajtuan ata pas debateve që kanë patur gjatë këtyre javëve? Arbër Hajdari gjatë ‘prime’ të sotëm u shpreh si më poshtë:
Arbër: Organizimi i dasmës më pëlqeu. Kam pikëpyetjet e mia, dua të di ku janë shuar dyshimet, ku e kuptuan që s’janë më kundërshtarë brenda lojës. Për mua ishte një situatë shumë e çuditshme. Doja të kuptoja a ka një sqarim. Nuk e mora atë mesazh dhe për mua konfuzioni që kam ndjerë unë është që kjo ka qenë një lojë e Heidit dhe Romeos, kur u lidhën, kur nuk u morën veshur duke u viktimizuar, një lojë tani që u pajtuan pa u marrë vesh. Mendoj që ishte lojë që nga fillimi, përderisa ju dy njerëz të rritur kur nuk na dhatë arsye pse jeni zënë. Për mua ke qenë fallco, edhe Heidi. Një skenar. Uroj të jetë e vërtetë për ju të dy. Ju e keni inskenuar këtë marrëdhënie të dy, qëkur u lidhët me njëri-tjetrin, u ndatë pa asnjë arsye dhe u pajtuat pa asnjë arsye.