20
Për nëntë muaj, shtatëdhjetë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka thënë për “Indeksonline” se 55 për qind e viktimave në rastet e aksidenteve me fatalitet, janë drejtuesit e automjeteve-shoferët.
“ Vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti (2024), (shtatëdhjetë) 70 persona kanë humbur jetën në aksidete të trafikut rrugor dhe rreth 55% prej tyre janë shoferë”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka thënë se Njësitet patrulluese të rendit, të trafikut dhe ato në autostradë, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në terren, me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve. Ndërsa ka thënë se vetem në 24 orët e kaluar nga policia janë shqiptuar 2136 tiketa trafiku për kundervajtje të ndryshme.
“Kërkojmë sërish nga të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes të respektojnë shenjat rrugore, kushtet e rrugës dhe dispozitat tjera ligjore që rrjedhin nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve, që shpesh po rezultojnë me pasoja fatale. Njësitet tona patrulluese, të rendit, të trafikut dhe ato në autostradë, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve dhe vetem në 24 orët e kaluar nga policia janë shqiptuar 2136 tiketa trafiku për kundervajtje të ndryshme”, ka thënë Hoxha