1
Policia në Prishtinë ka njoftuar se javën e kaluar janë realizuar 260 urdhëresa të gjykatës.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 260 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 85 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu janë sekuestruar 19 armë zjarri, për cka janë dërguar në mbajtje 13 persona.
“Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 19 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, për të cilat 13 persona janë dërguar në mbajtje.Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.”
Javën e kaluar janë shqiptuar mbi 5 mijë gjoba.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 5230 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.”