Lajme

Për shkak të protestës në Serbi bllokohet qarkullimi i veturave në Jarinjë

Qarkullimi i veturave në pikëkalimin kufitar Jarinjë me Serbinë është ndërprerë përkohësisht për shkak të një proteste që po zhvillohet në territorin e Serbisë.

Protesta është paralajmëruar të fillojë në orën 16:00 dhe pritet të zgjasë rreth dy orë.

Kjo protestë po organizohet si reagim ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe ligjit për automjetet.

Një ditë më herët, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme u bënë thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të marrin parasysh mundësinë e pritjeve në kufi.

Protesta është thirrur nga subjekti opozitar në Serbi, Partia e Re Demokratike. Kjo parti kishte paralajmëruar marsh protestues nga Rashka drejt Jarinjës me sloganin: “Serbët nuk janë të huaj brenda shtetit të tyre”.

Të Ngjashme