Lajme

Për të 49-ën ditë protestohet në Tiranë, këto janë pesë kërkesat për ndaljen e protestës

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat i lexojnë në çdo tubim përgjatë këtyre javëve.

“Nuk do lëvizim nga sheshi deri sa të plotësohen 5 kërkesat”, u shpreh një protestuesve.

Thirrjet për revolucion dhe ndryshimin e klasës politike, vijojnë.

5 kërkesat e tyre janë: Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë, Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj, Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008, Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës dhe Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Kjo protestë vjen pas mbledhjes për herë të parë të “Kuvendit Kombëtar të Protestës”, i thirrur nga organizatorët. Kjo mbledhje në fakt pati mjaft tensione dhe përplasje mes tyre, pasi dukej se dakordësia për këtë takim nuk ishte e të gjithëve.

 

Të Ngjashme