Disa njerëz e përdorin dhomën e gjumit vetëm kur vjen ora për të fjetur, por të tjerë e kanë vendin e preferuar ku bëjnë aktivitetet e përditshme brenda kësaj hapësirë. Sot do ju tregojmë se kush janë gjërat që mbani në dhomën tuaj, por që nuk duhet sepse janë të dëmshme.
1. Këpucët tuaja
Arsyeja kryesore pse njerëzit heqin këpucët para se të hyjnë në shtëpi është higjiena. Këpucët tona mbajnë shumë baktere dhe papastërti. Sidoqoftë, shumë njerëz i fusin këpucët në dhomë e tyre të gjumit. Duke vepruar kështu ju rrezikoni shëndetin tuaj nga papastërtitë dhe bakteret.
2. Ora e alarmit
Shumë njerëz kanë frikë të zgjohen para se të kenë fjetur mjaftueshëm. Ky ankth buron nga fakti që shumë njerëz e shikojnë orën e alarmit në mes të natës, kur zgjohen, duke menduar se edhe sa orë ju kanë mbetur për të fjetur. Kjo rregullohet duke e vendosur orën në dhomën tjetër ose aq larg sa nuk e arrini dot me duar.
3. Fotografitë e familjes tuaj
Ne të gjithë priremi të mbajmë foto familjare në shtëpi, por nuk duhet t’i mbani në dhomën e gjumit. Kjo sepse shikimi i familjes tuaj natën vonë mund të shkaktojë ankth dhe stres të padëshiruar. Ju filloni të mendoni për përgjegjësitë tuaja në lidhje me ta dhe shqetësoheni nëse po kalojnë diçka. Fotografitë e një familjari të vdekur mund të shkaktojnë trishtim që mund t’ju mbajë zgjuar gjithë natën.
4. Pajisjet tuaja të stërvitjes
Pajisjet e stërvitjes zënë një hapësirë të konsiderueshme, nëse nuk e keni shtëpinë e madhe. Ajo nuk duhet mbajtur në dhomën e gjumit jo vetëm për shkak të rrëmujës që shkakton kur nuk përdoret, por edhe sepse nuk është higjienike.
5. Tavolina e punës
Ndarja e punës nga koha e relaksimit është shumë e rëndësishme nëse punoni nga shtëpia. Nëse keni tavolinën e punës në dhomën e gjumit, mund të shpërqendroheni nga përgjegjësitë kur e shikoni. Zgjidhja më e mirë; krijimi i një hapësire punë jashtë dhomës së gjumit.
6. Librat e palexuar
Shumë njerëz i konsiderojnë librat si anëtarë të familjes dhe kanë në shtëpi grumbuj të mëdha. Disa mund t’i keni lexuar dhe të tjera jo. Librat e palexuar mos i mbani në dhomën e gjumit sepse do të shkaktojnë rrëmujë dhe do të mbledhin pluhur. Pranë shtratit mbani vetëm një libër që po e lexoni aktualisht.
7. Ngrohëse
Ngrohësja, ndërsa jeni duke fjetur, mund të shkaktojë lëkurë të thatë që më pas çon në kruajtje. Njerëzit me probleme të zemrës dhe astmë duhet të tregojnë kujdes gjithashtu, pasi ajo rrit nivelet e monoksidit të karbonit në ajër, veçanërisht nëse është ngrohëse me gaz.
8. Ushqime
Ndërsa jeni duke parë një film në dhomë tuaj të gjumit, ju mund të keni marrë me vete dhe disa gjëra për të ngrënë. Por duhet të dini që thërrimet e mbetura ftojnë shumë mikrobe dhe baktere. Ushqimi në shtrat gjithashtu mund të ndërpresë gjumin tuaj. Truri juaj mësohet se shtrati është një vend ku hani dhe shikoni TV.
9. Pasaporta dhe letrat e tjera konfidenciale
Blerja e një kutie sigurie duke një ide e çmendur, por është e domosdoshme. Nëse hajdutët hyjnë në shtëpi, ata me siguri do të kërkojë para dhe bizhuteri në shtëpi, por gjithashtu mund të marrin dhe dokumentet tuaja me vlerë, të cilat më shpesh i mbani në një sirtar në dhomën e gjumit. Prandaj është mirë që t’i mbani në një kuti sigurie dhe në dhomë tjetër, jo te ajo e gjumit.