Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit nga situata në pikat kufitare.
Pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë vazhdojnë të regjistrohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 50 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin në rreth 200 metra.
Sipas të dhënave të përditësuara pritje ka edhe në Vërmicë, ku hyrja zgjat 25-30 minuta dhe kolona është 250-300 metra, si dhe në Hanin e Elezit e Muçibabë, ku pritjet për hyrje janë deri në 20 minuta.
Në pikat e tjera kufitare qarkullimi zhvillohet pa vonesa të theksuara, ndërsa për kamionët pritjet janë kryesisht 3 deri në 5 minuta.
Përditësimi i fundit është bërë në ora 13:14 minuta.
