4
Një paralajmërim urgjent ka ardhur për miliona përdorues të iPhone, pasi Apple ka publikuar versionin e ri iOS 26.3, që korrigjon një numër të konsiderueshëm dobësish sigurie.
Sipas raportimit të Daily Mail, përditësimi adreson 39 cenueshmëri, disa prej të cilave mund t’u jepnin sulmuesve mundësinë të aksesonin të dhëna personale, apo edhe të fitonin kontroll të pjesshëm mbi pajisjen.
Raportet e sigurisë sugjerojnë se një pjesë e këtyre dobësive mund të jenë shfrytëzuar tashmë në sulme të shënjestruara.
Kompania u ka bërë thirrje përdoruesve që të mos e neglizhojnë instalimin e përditësimit, duke theksuar rëndësinë e reagimit të shpejtë në raste të tilla. Në botën e sigurisë kibernetike, momenti mes zbulimit të një dobësie dhe instalimit të patch-it është kritik – sa më e gjatë vonesa, aq më i lartë rreziku.
Përdoruesit që nuk kanë aktivizuar përditësimet automatike mund ta kontrollojnë manualisht versionin e ri duke hyrë te Settings, më pas General, dhe Software Update.
Ekspertët këshillojnë që instalimi të kryhet sa më shpejt, pasi përditësimet e sigurisë nuk sjellin vetëm përmirësime teknike, por mbrojtje direkte ndaj kërcënimeve që mund të komprometojnë privatësinë dhe integritetin e të dhënave personale.
Kompania u ka bërë thirrje përdoruesve që të mos e neglizhojnë instalimin e përditësimit.
