Një banor i Weymouth-it në Massachusetts ka fituar 300 mijë dollarë në lotari, pasi përdori një grup numrash të frymëzuar nga… ashensori i ish-vendit të punës.
Sylvester Semedo zgjodhi numrat 2, 6, 10, 14 dhe 18, të cilët përfaqësojnë katet ku ndalonte ashensori në ndërtesën ku kishte punuar më parë. Ai i luajti këta numra tre herë në një biletë të vetme të lojës “Mass Cash”, për shortin e datës 26 qershor, sipas Lotarisë Shtetërore të Massachusetts-it.
Fati ishte në anën e tij – çdo kombinim i saktë fitoi nga 100 mijë dollarë, duke e çuar çmimin e përgjithshëm në 300 mijë dollarë (rreth 278 mijë euro).
Semedo deklaroi se do të përdorë një pjesë të shumës së fituar për të ndjekur një ndeshje të Boston Red Sox jashtë fushës së tyre, duke shijuar kështu një ëndërr të kahershme, falë katit të dytë… dhe të 18-të.
