Zëvendësshefi i BE-së në Kosovë, Alexis Hupin ka zhvilluar një takim me Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot.
Përmes një njoftimi në Facebook, Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë të ditur se të dy diskutuan për rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional në vend, për avancimin e investimeve të mbështetura nga BE-ja në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe nevojën për planifikim afatgjatë të investimeve.
Hupin gjithashtu theksoi mundësitë e mëtejshme për zhvillimin e Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së.
“BE-ja është ofruesja më e madhe e ndihmës financiare për Kosovën dhe partnerja e saj më e besueshme”, thuhet në njoftim.
