Lajme

Përfaqësuesja e SHBA-së: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, Trump po i ndjek me vëmendje zhvillimet

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Tammy Bruce, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë një të ardhme të qëndrueshme, pa tensione politike dhe pa përsëritje të krizave të së kaluarës.

Ajo theksoi se mesazhi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kryediplomatin kosovar Glauk Konjufca dhe ministrin e jashtëm serb Marko Gjuriq është i qartë: normalizimi i marrëdhënieve është e vetmja rrugë përpara.

“Ne vlerësojmë faktin që populli i Kosovës dhe i Serbisë janë miqtë tanë. Ata meritojnë një të ardhme pa tensione politike e probleme të ricikluara. Mesazhi jonë për z. Gjuriq dhe z Konjufca është i thjeshtë. Rruga e vetme përpara është normalizimi”, ka thënë ajo.

Bruce shtoi se presidenti amerikan Donald Trump dhe qytetarët amerikanë po ndjekin me vëmendje zhvillimet, duke pritur angazhim të qartë nga të dyja palët për bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët.

“Z. Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes sa që ju të zotoheni qartë për të punuar e prosperuar sëbashku”, ka deklaruar Bruce.

Ajo gjithashtu u shpreh se Uashingtoni pret ulje të tensioneve dhe rikthim në dialog nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçić, duke theksuar se SHBA-ja do të mbështesë liderët që fokusohen në të ardhmen.

“Shpresojmë që km Kurti dhe Vuciq do të ulin temperaturat, të shmangin eskalimin dhe që do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Me një dialog të vërtetë e jo teatër”, ka thënë ajo.

Të Ngjashme