Një djalosh i varfër, para shumë dekadash, kërkonte gjithandej punë dhe më në fund gjeti tek një zdrukthëtar.
Detyra e tij ishte që të shkonte në pyll dhe të priste drurë me sëpatë dhe t’i sillte te zdrukthëtari.
Ditën e parë, fortë i gëzuar që gjeti punë, preu 10 drurë dhe i solli në punëtori. Ditën e dytë u angazhua edhe më shumë por arriti ti priste vetëm 9 drurë. Ditën e tretë vetëm 8 drurë…?
Pronari e ndali këtë djalosh dhe e pyeti: ‘A je i kënaqur me punën që ke’?
Djaloshi u përgjigj: ‘Po jam shumë i kënaqur dhe i gëzuar që më në fund gjeta punë tek ju’.
Atëherë pse nuk je duke sjell në punëtori sasi të njëjtë sikur ditën e parë, pyeti pronari?
Djaloshi u përgjigj: ‘Unë jam duke u angazhuar edhe më shumë se ditën e parë, por me të vërtetë nuk e di se ç’po ngjet’.
Pastaj pronari e pyeti: ‘A je ndalur ndonjë prej ditëve ta mbrehësh sëpatën’?
Djaloshi u përgjigj: ‘Jo, sepse nuk kam kohë, më duhet të pres drurë pa ndërprerë’…!?
Mësimi: Ne të gjithë shumë herë angazhohemi në aktivitete dhe punë e aspak nuk ndalemi ‘t’i mbrehim sëpatat’ që nënkupton t’i analizojmë punët që janë bërë dhe që na presin!?!?
Rezultati: Analizat dhe vlerësimet që i bëjmë punës tonë, si dhe koha e shpenzuar në këtë drejtim konsiderohet INVESTIM, e aspak humbje e kohës siç e ka cilësuar djaloshi me sëpatë.
Uroj punë të mbarë dhe transformim pozitiv në karrierën dhe jetën tuaj!