Bashkëshortja e Barak Obama, Michele Obama ka hedhur poshtë thashethemet për ndarje nga ish-presidenti duke i cilësuar ato të pavërteta dhe të pabaza.
Teksa ka folur për podcastin “Work in Progres”, ish-Zonja e Parë është shprehur se mungesa e saj në disa evente publike përkrah partnerit është zgjedhje personale të cilat nuk kanë të bëjnë me probleme në martesë.
“Kur them ‘jo, shumica e njerëzve e kuptojnë. Dhe unë jam në rregull me këtë,” u shpreh ajo, duke shtuar se shumëkush nuk arrin të pranojë që një grua mund të vendosë për veten pa pasur një krizë pas saj. Ajo që na sfidon si gra është ndjenja e fajit kur zhgënjejmë të tjerët,” theksoi Michelle, ndërsa qeshi me idenë se martesa e saj me Barack është në rrezik.
“Ajo që na sfidon si gra është ndjenja e fajit kur zhgënjejmë të tjerët. Në një pikë të tillë, njerëzit nuk mund të pranojnë që kam marrë një vendim për veten time, ndaj menjëherë supozojnë se unë dhe Barack jemi duke u divorcuar,” u shpreh ajo.
Njerëzit menjëherë mendojnë se po ndahem, sepse nuk më kanë parë për njëfarë kohe. Nuk mund të pranojnë që thjesht jam një grua e rritur që merr vendime për jetën e saj.
