ShowBizzz

Performanca në “Dancing With The Stars”, Zhaklina Lekatari: Më surprizoi Ronaldo Sharka

Ka nisur emisioni “Dancing With The Stars Fan Page” në Top Channel nën moderimin e Kiara Titos.

Të ftuar janë Albi Nako, Monika Lubonja dhe Zhaklina Lekatari. Të tre opinionistët kanë dhënë mendimin e tyre për performancën e të gjithë VIP-ave që janë konkurrentë në këtë spektakël.

Sipas Zhaklina Lekatarit, Fifi dhe Juliana janë dy konkurrente të forta dhe ambicioze për të marrë çmimin e madh. Sipas saj në paraqitjen e tyre të parë, ajo që goditi më fort ishte zgjedhja e muzikës dhe fakti që kërcimi i tyre ishte i një zhaneri të vështirë.

“Të dyja janë ambicioze dhe në performancën e tyre të parë zgjedhën të kërcejnë zhanere te vështira, zgjedhja e muzikës i kanë dhënë përparësi. Mendoj që muzika ka rëndësi të madhe sidomos për publikun. I shoh si dy gra ambicioze. Të forta dhe luftarake, të zëshme për të qenë pretendende.”, shprehet Zhaklina.

Përsa i përket performancës së Ronaldos, Armaldos dhe Vis Pupës, Zhaku shprehet se janë personazhe që kanë krijuar një “famepage” dhe janë më të favorizuar.

“Visin e shoh që është brenda kuadratit që jemi mësuar ta shohim. Ronaldo më surprizoi, ndonëse mbi peshë ka një elasticitet, më pëlqen mënyra sesi e shijon, e shoh ambicioz dhe e shoh deri nga mesi i spektaklit, ka ambicie. Armaldo mund të bëjë më shumë sesa kaq, i pëlqen spektakli, vëmendja, kanë një përparësi sepse kanë një ‘famepage’”, u shpreh Zhaklina Lekatari.