Lajme

Përfshihet nga flaka një shtëpi në Leposaviq, lëndohet një person

Dhoma e një shtëpia është përfshirë nga flakët, mbrëmë në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq.

Si pasojë e zjarrit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se zjarri është shkaktuar si pasojë e një nxehëse elektrike.

“Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim./teve1.info/