Lajme

Përfshihet nga flakët një shtëpi në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se shkak ishte rryma

Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri shtëpia e saj.

Policia tha se ekspertët e zjarrit, të cilët dolën në vendngjarje, thanë se dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga rryma.

“Rr. Nemanjina, Mitrovicë Veri, 20.12.2024, 21:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri shtëpia e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante si dhe ekspertët e zjarrit ku sipas tyre dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga rryma. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh.