Lajme

Përfshihet nga zjarri një mobilieri në Ferizaj

Një mobilieri është përfshirë nga zjarri të mërkurën në Ferizaj.

Sipas raportit të policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipet e zjarrfikësve.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar.

“Ferizaj,12.11.2024-22:00. Në lokacionin e lartcekur një mobilieri është përfshirë nga zjarri, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipet e zjarrfikësve. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij hapet rasti shënim zyrtar deri në sigurim të dëshmive tjera lidhur me rastin”, thuhet në raport./teve1.info/