Lajme

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në “Emshir”, evakuohen banorët

Një banesë në lagjen “Emshir” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes janë policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga Tëvë1, zjarrfikësit kanë evakuuar disa banorë.

Por, disa banorë përmes baterive i kanë dhënë sinjale zjarrfikësve se kanë mbetur brenda në katet e sipërme, ndërsa zjarrfikësit u kanë bërë thirrje qe mos të kenë panik sepse do t’i shpëtojnë.

TS Poll - Loading poll ...

Për këtë rast policia ende nuk ka dal me informacion zyrtar.