Lajme

Përfshihet nga zjarri një objekt në Rrugën B në Prishtinë

Një objekt është përfshirë nga zjarri në Rrugën B në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka thënë se s’ka persona të lënduar nga zjarri që ka ndodhur sot rreth orës 15:00.

Ai ka thënë se policia po merret me rastin dhe po kryen procedurat e nevojshme.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “B” në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”, ka njoftuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana.

Të Ngjashme