Lajme

Përfshihet nga zjarri një pallat në kryeqytet, nuk dihet ende për të lënduar

Një zjarr ka shpërthyer në një pallat të banuar në kryeqytet, në rrugën “Zonja Curre”, afër zonës së Ali Demit.

Sipas fotove të siguruara, flakët kanë arritur në lartësinë e dy kateve, ndërsa tymi i zi ka mbuluar zonën përreth pallatit.

Akoma nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar si pasojë e zjarrit, ose për shkakun që e ka shkaktuar atë.