Lajme

Përfundojnë punimet në gjysmën e rrugës “Fehmi Lladrovci”, Rama: Sonte hapet për qarkullim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci”, e cila do të hapet për qarkullim gjatë mbrëmjes së sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve.

“Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin gjatë punimeve. Punimet në gjysmën e parë të rrugës ‘Fehmi Lladrovci’ përfunduan. Sonte hapet rruga!”, ka shkruar ai.

Të Ngjashme