Lajme

Përgatitjet për Ramazan – Qytetarë të shumtë ia mësyjnë tregut të gjelbër

Është produkti më i kërkuar në Ramazan.

Por, me afrimin e muajit të shenjtë, duket se ka lëvizur edhe çmimi i hurmeve.

Të paktën, kështu thonë blerësit në tregun e gjelbër në Prishtinë.

“Veç hurme, thash me i marr  dy kutia ishin bërë nga dy euro, a 1.10 kanë qenë. Urime të gjithëve kush e agjëron, e ai që nuk e agjëron inshalla e agjëron”, u shpreh një qytetare

Kështu të mërkurën, qytetarët e Prishtinës, filluan të furnizohen për muajin e Ramazanit.

Edhe këtë herë, adresa për shumë prej tyre, ishte tregu i kryeqytetit.

“Në markete nga pak, por më shumë më treg me pemë e perime këtu në treg. Po në muajin e Ramazanit vijmë më shpesh”, ka thënë një qytetar.

Për dikë tjetër, ka diçka më të rëndësishme sesa çmimet.

“Për ramazan po rriten çmimet pak, por nuk është gajle fukara por me shëndet”, u shpreh qytetari tjetër.

E tregtarët në këtë treg, thonë se fluksi i blerësve u shtua të mërkurën.

“Ka një fluks më të madh për gjëra ushqimore, qepë, domate, biber, lakra, këso gjerash blejnë por çmimet po ndryshojnë. Po lypet sasi më e madhe pastaj po duhet tregtari me ble prej tjetrit tregtar, çmimet tani pak po ndryshojnë e njërzit po ankohen, pse po bëhen më shtrenjtë. Nëse para kësaj kohe janë shitur 100 sallata, tani shiten 300 sallata”, theksoj një tregtar.

Ramazani në Kosovë fillon me 19 shkurt, ndërsa dita e Bajramit do të jetë me 20 mars.

 

Të Ngjashme