Horoskopi

Përgatituni për goditje nën brez/ Për këto 3 shenja Horoskopi, muaji tetor do të jetë i mbrapshtë

Jeni kurioz se si do të ecë muaji tetor me detaje për të gjitha shenjat e Horoskopit? Më 14 tetor, tek Peshorja ndodh eklipsi i parë i stinës së vjeshtës, i cili prek Dashin, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët. Më 28 tetor, në aksin Demi-Akrep formohet eklipsi i dytë i stinës së vjeshtës, duke prekur Demin, Luanin, Akrepin dhe Ujorin.

Këto shenja të fundit të Horoskopit do të kenë një tetor shumë të vështirë.

Demi

Tensioni, dyshimi dhe mosbesimi mbretërojnë në tetor. Marsi dhe Mërkuri janë përballë jush me marrëdhëniet tuaja të prekura shumë. Nëse ka përçarje në fushat personale ose profesionale, prisni që ato të rriten dhe marrëdhëniet të marrin fund. Eklipsi i dytë do të ndodhë në shenjën tuaj më 28 tetor ku do të bëni një ndryshim të madh në jetën tuaj, qoftë në punë, qoftë në shtëpi.

Luani

Gjërat vështirë se parashikohen për ju, pasi durimi është gjithçka që duhet të bëni për të pasur sukses. Keni duruar shumë dhe tani ju kërkohet të duroni më shumë. Nga data 12/10, kur Marsi do të kalojë në Akrep, do të përballeni me probleme të ndryshme me shtëpinë tuaj, qoftë si hapësirë, qoftë me të dashurit tuaj. Do lindin disa tensione me të afërmit dhe problemet në shtëpi nuk do ju lënë të qetësoheni.

Ujori

Biznesi dhe marrëdhëniet me partnerët dhe kolegët janë në fokus. Do të ketë rivalitete, goditje me thikë dhe goditje nën brez. Tensioni dhe nervat do mbizotërojnë, ndërsa taktikat e ndryshme të ndjekura nga disa në punë ju bëjnë më të acaruar. Në të njëjtën kohë, nga fundi i muajit, eklipsi hënor dhe hëna e plotë ndikojnë në çështjet tuaja personale dhe përfundoni duke u grindur me të gjithë. Durimi dhe të menduarit e qartë janë të nevojshme për të pasur sukses.