Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në zonën Akçadağ të Turqisë. Sipas mediave vendase bëhet me dije se një autobus pasagjerësh me targa 44 AK 041 i kompanisë Medine Turizmi, i cili po shkonte nga Stambolli në Malatya është përmbysur.
Ndërkohë, një kamion i cili po udhëtonte në të njëjtim drejtim me autobusin është përplasur me mjetin e përmbysur.
Si pasojë e këtij aksidenti deri më tani janë regjistruar 4 viktima, ndërkohë 36 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe fatkeqësisht janë në gjendje të rëndë për jetën.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me ambulanca në spitale të ndryshme të qytetit, ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie. Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç bëri të ditur se ka nisur hetimi për aksidentin rrugor ku një autobus pasagjerësh u përmbys në lagjen Akçadağ të Malatyas.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo