ShowBizzz

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e aktorit të famshëm, e konfirmon ish-gruaja e tij

Gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis mesa duket vazhdon të përkeqësohet dhe familja e miqtë e tij jepnin herë pas here detaje të reja për gjendjen e tij.

Së fundmi ka qenë ish-partnerja e aktorit Maria Bravo, e cila deklaroi se Willis është gjithnjë e më larg rikuperimit, raportojnë mediat e huaja.

“Unë fola me gruan e tij, Emën dhe fatkeqësisht është një sëmundje që sa vjen e përkeqësohet. Ne i dërgojmë shumë energji dhe shumë dashuri”, -shtoi ajo.

Willis dhe Bravo, lidhja e të cilëve zgjati dy vjet, u takuan për herë të parë në hapjen e një restoranti, “Planet Hollywood”, në fillim të vitit 2000, ndërsa ajo jetonte midis Los Anxhelosit dhe Spanjës. Pavarësisht ndarjes së tyre, Bravo kishte disa fjalë emocionuese për Willis kur u bë e ditur gjendja e tij shëndetësore. Aktori Bruce Willis u tërhoq përgjithmonë nga Hollivudi pasi u konfirmua se vuante nga demenca frontotemporale, në shkurt të 2022.