Lajme

Përkujtohet masakra e Rezallës, Jashari: Lirinë e kemi fituar me gjakun e dëshmorëve

Komuna e Skenderajt ka organizuar homazhe dhe një tubim përkujtimor me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Rezallës në Skenderaj.

Në këtë tubim, përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se liria e Kosovës nuk është falur, por është fituar përmes përpjekjeve të vazhdueshme, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificës së dëshmorëve.

Deklarata:

“Duhet t’ua kujtojmë gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga ata të cilët kanë luftuar, sakrifikuar dhe kanë dhënë jetën për liri, nga këtu ju themi me zë të lartë se lirinë s’na e ka falur askush, e kemi fituar me përpjekje të pareshtura, me luftën e UÇK-së dhe gjakun e dëshmorëve”, tha Jashari para të pranishmëve.

Të Ngjashme