Shakira dhe Lewis Hamilton kanë qenë në qendër të vëmendjes sa herë që janë bashkë. Së fundmi ata janë parë në takime dhe ndonëse janë munduar ta mbajnë sa më private, njohja e tyre nuk kalon pa u vënë re.
Dyshja janë parë bashkë në një jaht, janë parë edhe duke darkuar bashkë në lokacione të ndryshme.
Një burim i brendshëm tha se ata po kalojnë kohë së bashku dhe janë në fazën “le të njihemi”.
Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar e as mohuar lidhjen, megjithatë, kur Shakira foli për gazetën meksikane Milenio, ajo pohoi se po mundohet të rigjejë vetveten.
Fansat e këngëtares e dinë për romancën e saj me Gerard Pique; megjithatë, Lewis Hamilton gjithashtu kishte një lidhje me këngëtaren Nicole Scherzinger e cila përfundoi në vitin 2015.
Është e kuptueshme që spekulimet për lidhjen e tyre janë të larta në këtë moment pasi që të dy janë vazhdimisht para kamerës, Lewis Hamilton ka qenë aktivisht konkurrues në F1 duke përfaqësuar Mercedez Benz ndërsa Shakira ka publikuar materiale ku ka trajtuar situatën e ndarjes së saj me futbollistin e njohur.