Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, djemtë e Kombëtares së Kosovës të cilët nuk arritën të fitojnë në ndeshjen kundër Turqisë.
Përmes një postimi në Facebook pas ceremonisë, e para e shtetit tha se përkundër rezultatit të mbrëmshëm, ata i dhanë gjithë kombit diçka edhe më të vlefshme – shpresë.
Ndër të tjera, ajo tha se për këtë përfaqësim të denjë, mirënjohja për ekipin dardan do të rrojë përgjithmonë, njofton Klankosova.tv.
“Ekipi i Kombëtares sonë në futboll, me zemër dhe shpirt të pathyeshëm, e ngritën Kosovën në majat e krenarisë, ndaj sot me Medaljen Presidenciale të Meritave u kurorëzuan me nderimin dhe respektin e një populli që është dhe do të jetë gjithnjë krenar me ta. Përkundër rezultatit të mbrëmshëm, ata i dhanë gjithë kombit tonë diçka edhe më të vlefshme: shpresë. Për këtë përfaqësim të denjë, mirënjohja jonë për ekipin dardan do të rrojë përgjithmonë”, ka shkruar presidentja.
