Një person ka mbetur i lënduar nga një përleshje fizike që ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” të enjten mbrëma në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka theksuar Pllana.
Ai shtoi se personat e përfshirë janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa njësitet hetimore po vazhdojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
