Lajme

Përmbyllet Epopeja e UÇK-së, Maqedonci: Krenarë me luftën çlirimtare

Në Skenderaj u mbajt një koncert përkujtimor në sheshin e qytetit për nder të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mijëra qytetarë u mblodhën për të përkujtuar të rënët për liri, ndërsa flakadanët ndezën atmosferën e mbrëmjes.

Në aktivitet morën pjesë edhe Rifat Jashari dhe anëtarë të tjerë të familjes Jashari, si dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Gjatë fjalës së tij, Maqedonci theksoi se populli i Kosovës dhe i të gjitha trojeve shqiptare mbetet krenar për luftën çlirimtare dhe mbështet të gjithë ushtarët e UÇK-së, përfshirë ata që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ai nënvizoi rëndësinë e sakrificës së familjes Jashari dhe rezistencës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë dhe identitetin kombëtar.

Të Ngjashme