Kate Middleton do të marrë pjesë në finalen e meshkujve në Wimbledon të dielën.
Lajmi është bërë i ditur nga Kensington Palace.
Dukesha e Uellsit do të paraqitet në finale, pasi shëndeti i saj paraqitet mjaft i mirë, shkruajnë mediat.
Paraqitja e saj do të shënojë angazhimin e dytë publik të Kate që nga zbulimi i diagnozës së saj të kancerit në fillim të këtij viti. Më 15 qershor, ajo mori pjesë në ceremoninë e Trooping the Color në Londër, një ceremoni ushtarake vjetore që feston ditëlindjen zyrtare të mbretit Charles III, i cili gjithashtu njoftoi në fillim të këtij viti se ishte diagnostikuar me kancer.
/tiranapost