Daniel John Valtier, 56 vjeç ndodhet në burg.
Ai përndiqte Shakirën prej kohësh dhe madje hyri deri në shtëpinë e saj.
Tashmë ka dalë në gjyq dhe deklaratat e tij vijojnë të jenë shqetësuese.
Daniel John Valtiere pretendon se është i dashuri i këngëtares.
Gjykatësi kishte vendosur garanci me kusht në vlerën e 50,000 dollarëve, por pas këmbënguljes së të pandehurit se Shakira është gruaja e tij, gjyqtari e ngriti kushtin në 100,000 dollarë.
“Jo zotëri, ajo nuk është gruaja juaj. Unë kam disa shqetësime reale tani, sepse ti halucinacione”, ka thënë gjyqtari.
/tiranapost