
Ish-fermerja dhe këngëtarja e njohur Baby G pas përfundimit të “Ferma VIP”, e cila preku dhe magjinë e finales, na ka zbuluar nëpërmjet rrjeteve të saj sociale se ka nisur pushimet.
Baby G ka postuar në “Instagram” se ndodhet në qytetin e Vlorës, ku nuk kanë munguar as pozat seksi të këngëtares.
Ajo është shfaqur me bikini, mbështëtur tek një flamur shqiptarë, duke treguar në mënyrë perfekte fortmat e saj trupore. Kujtojmë se sot luhet ndeshja e Shqipërisë me Spanjën dhe ky postim mund të jetë një mbështetje e këngëtares për Kombëtaren.
Ish-fermerja gjatë eksperiencës në “Ferma VIP” ka deklaruar se edhe pse ka jetuar jashtë Shqipërisë, do të dëshironte të rikthehej dhe të vazhdonte karrierën e saj në Atdhe./vizionplus.tv