Lajme

Përplasen dy makina në Pogradec, raportohet për të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Buqezë.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona. Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në këtë aks më herët, ku u përplasën 3 makina dhe mbetën të plagosur 6 persona.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo