Detaje të tjera kanë dalë nga aksidenti i ndodhur pak orë më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, ku një 4-vjeçar humbi jetën, ndërsa i ati mbeti i plagosur.
Burime për mediat bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, Erlis Beqja nga Fushë Kruja, pasi përplasi me automjetin e tij tip “Benz”, shtetasin B. Balliu dhe djalin e tij të mitur i dërgoi në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Pas këtij momenti, ai u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë së Fushë Krujës.
Kujtojmë se aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune. Në afërsi të fshatit Tapizë, Erlis Beqja teksa po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz” përplasi babë e bir. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital 4-vjeçari, ndërsa i ati mbeti i plagosur.
“Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi Policia më herët.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo