FermaVIPShowBizzz

Përplasja me Dijonisin, Gloria refuzon të pajtohet: Vijon të ketë të njëjtin opinion dhe nuk më ka kërkuar falje

Gloria vijon të jetë e mërzitur dhe t’i mbajë qëndrim Dijonisit, pas përplasjes së fundit që ata parën.

Në spektaklin e të hënës, teksa moderatorja Fjoralba Ponari u kërkoi të sqaroheshin, mes dyshes pati një përplasje shumë të ashpër, e cila nisi nga një provokim i Dijonisit, teksa kanë qenë duke zhvilluar një sfidë në grup.

Por sot, ka qenë Baby G ajo e cila i thotë Glorias se e mira është që të pajtohen, pasi me mërzitje nuk do të zgjidhin asnjë gjë.

Por vetë Gloria e ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke e argumentuar me faktin që Dijonisi nuk i ka kërkuar falje dhe se vazhdon të ketë të njëjtin opinion.

Unë fal atë që kërkon falje, nuk fal personat që vazhdojnë të kenë të njëjtin opinion. Do e falje ti Dijonisin nëse do të shante? Dhe unë nuk do të vija ty aty dhe të të thosha hë kërkoji fale, pajtohu”, tha Gloria.

Pas kësaj përplasje, Agai në spektaklin e të hënës mori vendimin që ti çojë në nominim Glorian dhe Dijonisin. Këtyre dy të fundit, iu bashkuan edhe 6 fermerë të tjerë, që humbën sfidën. Më konkretisht, Albano, Valeri, Çiljeta, Baby G, Xhesika dhe Mariana./vizionplus.tv